Fjala Artistike 2020 është një risi për qytetin e Elbasanit. Teatri Skampa, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan sjell për publikun aktivitetin “Fjala Artistike”, një aktivitet që ka në qendër të vëmendjes të rinjtë e shkollave të mesme të qytetit, të cilët do të vlerësohen nga një juri profesioniste për interpretimin më të mirë. Në fund të kompeticionit fituesi I edicionit të parë do të ketë mundësinë që të angazhohet në Teatrin Skampa në premierën e radhës. Por nuk mbaron me kaq.
Çdo mbrëmje do të ketë edhe promovim libri në këndin e shkrimtarit me pjesëmarrjen e personaliteteve të letërsisë si:
Frrok Çupi
Fatmir Musai
Moikom Zeqo (në memorie të tij )
Aleksandër Çipa
Preç Zogaj.
Me një juri profesionale me kryetar Dhimiter Orgocka, Aleksandër Çipa, Anila Çota, Eduart Çala, Kliton Kapaj.
Dt 25,26,27,28 dhe finalja 30 Qershor në Real Skampis Elbasan 18:00.