Aksidentoi me vdekje të moshuarën, në pranga 27-vjeçari në Elbasan

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan me pasojë vdekjen e një këmbësoreje 84-vjeçare.

Policia njofton se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, K. P., 27 vjeç, i cili akuzohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur “Orti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën. Materialet proceduarale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.