Një aksident i rëndë ka ndodhur mbremjen e sotme tek tuneli panoramik. Makina ka marrë përpara një punonjës të policisë rrugore duke i shkaktuar plagë të rënda.
Pas aksidentit, punonjësi i policisë është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e duhur, ku i është bërë edhe ndërhyrja e menjëhershme.Punonjësi i policisë ka qenë në një tjetër vendngjarje, kur është përplasur nga një mjet që vinte me shpejtësi.
Njoftimi i policise:
Aksidentoi me pasoja të rënda për jetën punonjësin e Policisë Rrugore, i cili ishte në krye të detyrës, αrrestohet në flagrancë drejtuesja e automjetit.Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është αrrestuar në flagrancë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.