Foto Arkiva

Aksidentohet në hyrje të Elbasanit çifti, dërgohen me urgjencë në Spital

Një çift nga Tirana është përfshirë në një aksident në afërsi të hyrjes së qytetit te Elbasanit sot rreth orës 19.50. Aksidenti, sipas burimeve zyrtare, ka ndodhur në Mengël në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan. Automjeti i çiftit nga Tirana kthehej pas pushimit të fundjavës në qytetin e Pogradecit.

Ai është përplasur nga një automjet tjetër që po futej në rrugën kryesore. Çifti që mbeti i plagosur në këtë aksident është transportuar në spital dhe sipas burimeve spitalore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ballkanweb/