Aksidentohet efektivja e policies së Elbasanit Anisa Kostani. Ja gjendja e saj

 Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani u aksidentua me makinë një natë më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili sipas gazetarit ishte pa patente.

Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku sipas gazetarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.

Gazetari Bajraktaraj raporton se Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi./tvklan.al