Aksidenti tragjik që i mori jetën 20-vjeçarit. Banorët bllokojnë rrugën në Elbasan.

Banorët e lagjes “Emin Matraxhiu” në Elbasan kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të aksidentit të rëndë ku humbi jetën 20-vjeçari Fiori Sula pak ditë më parë.

Ata thonë se ky aks rrugor është kthyer shpesh në burim aksidentesh.
Aksi nacional ku u zhvillua protesta u bllokua prej orës 11:00 deri në orën 12:00

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar për rreth një orë. Pas ndërhyrjes së policisë, qarkullimi ka rinisur normalisht.