Pasditen e djeshme u regjistrua një aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-ish Kombinati Metalurgjik, ku një automjet përplasi një këmbësore. 70-vjeçarja u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por disa çaste më parë është bërë me dije se 70-vjeçarja e cila është identifikuar si Qamile Sinani banore në lagjen 28 Nëntori në Elbasan, ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë shoferi i cili aksidentoi këmbësoren është shoqëruar në komisariat dhe është marrë në pyetje.