Një aksident i rëndë u raportua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan – Prrenjas. Nga informacionet paraprake u mësua se për shkak të aksidentit kishte një viktimë, por fatkeqësisht, sipas njoftimit zyrtar të policisë në automjet kanë qenë dy persona të cilët kanë humbur jetën.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.
Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.
Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.