aksident elbasaniplus

Aksidentet/Shefi i qarkullimit rrugor në Elbasan mesazh sensibilizues për drejtuesit e mjeteve

Shefi i sektorit të policisë rrugore, Kreshnik Skendo i ka bërë apel drejtuesve të mjeteve dhe këmbësoreve që të bëjnë kujdes ndërsa forcat blu vijojnë të ndëshkojnë të gjithë ata që kryejnë shkelje. Pas aksidentit të rëndë në Tiranë ku Ajas Sulejmani përplasi çiftin dhe foshnjen 3 muajshe teksa kalonin vijat e bardha, Skendo foli para mediave duke thënë se nuk ka tolerancë ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat dhe i kërkon qytetarëve që të denoncojnë çdo rast shkelje. 

“Janë marrë një sërë masash në kuadër të aksidenteve të ndodhura në shkallë vendi. Masat janë shtuar, forcat goditëse të policisë janë shtauar. I bëj apel përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve e këmbësorëve se aksidentet e fundit që janë regjistruar në shkallë vendi janë me këmbësorë. Kemi ndëshkuar drejtues mjetesh që nuk i japin përparësi këmbësorit në vijat e bardha.

Ne do të qëndrojmë shumë fort në shkelje, por kërkojmë edhe bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar rregullat dhe denoncuar në numrat e policisë të rasteve të shkeljeve. Tolerancë zero ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve”, tha Skendo.

Ndërsa vendosja e radarit në dy akset problematike Peqin-Elbasan dhe Librazhd-Elbasan ka zvogëluar numrin e aksidenteve por Skendo thotë se objektivi është të mos ketë aksidente as me humbje jetësh, as me të lënduar, as me dëme materiale.

Nje koment

  1. Pingback: 3soothsayer