Një përplasje e fuqishme mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për një person i cili ndërroi jetë. Aksidenti u shënua pak para mesnate, rreth orës 23:50 në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha”. Një automjet i drejtuar nga nje person që ishte i dehur, 30-vjeçari me inicialet A.Ç, u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga personi me inicialet A.S.
Si pasojë e përplasjes së makinave ndërroi jetë pasagjeri që ndodhej në makinën që drejtonte shoferi i dehur. Pasagjeri është me inicialet F.A.
Shoferi 30-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia rrugore, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore duke thënë se drejtues i automjetit ka qënë personit me incialet F.A, që në fakt ishte pasagjeri që ndërroi jetë.
Policia e Tiranës thotë se materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.