Aksident rrugor në aksin Elbasan-Peqin. Të dhënat e para

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Elbasan- Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paulesh, ku nga përplasja e fortë, një nga mjetet ka përfunduar jashtë rrugës dhe është përmbysur.

Nga ky aksident fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale. Ndërkohë policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.