Aksident në qendër të Elbasanit, Benz-i përplas biçikletën

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbremjen e djeshme në Elbasan. Një mjet tip Benz ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.