Një aksident, fatmirësisht pa viķtima, ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit te Prrenjasit. Një automjet i cili po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Librazhdit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një dyqani që ndodhej në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e dëmtuar pronarja e dyqanit, Merita Dulo, e cila u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Prrenjasit dhe më vonë u transportua për një mjekim më të specializuar në spitalin e Librazhdit.