Aksident në Elbasan, tri makina përplasen me njëra – tjetrën

Ditwn e djeshme ne aksin Elbasan -Ish Kombinati Metalurgjik është regjistruar një aksident i rëndë, në të cilin janë përfshirë tri automjete. Gazetari Fatmiri Popja raporton për “Balkanweb” se aksidenti ndodhi në Katund i Ri , në afërsi të Rreth-rrotullimi i Bradasheshit. Dy nga tri automjetet që u përfshinë në aksident kanë përfunduar jashtë rruge duke pësuar dëmtime të mëdha.

Fatmirësisht nga përplasja mes tyre e tri automjeteve disa nga personat e lënduar sipas burimeve nga vendngjarja nuk kanë pasur shqetësime serioze.

Kjo ka bere qe trafiku te ishte tejet i  renduar duke krijuar radhe kilometrike.

(Balkanweb)