Aksident në Elbasan, mjeti tip ‘volkswagen’ përplaset me trajlerin! Plagoset një person (Foto)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë. Në vendin e quajtur “Tuneli panoramik” një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një trajler. Si pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.