Aksident në Elbasan, mjeti përplas 2 këmbësoret! Transportohen drejt spitalit

Një makinë ka përplasur dy këmbësore pranë rrethrrotullimit të bashkisë Elbasan, në qendër të qytetit.

Dy vajzat e aksidentuara në vizat e bardha, mbrëmjen e së dielës janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit.- Advertisement –

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota.