Sunday , November 27 2022

Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarën. Gjendja e saj

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Zaranikës. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një e moshuar e cila ka marrë plagë të lehta në trup si dhe është tronditur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet paraprake.

Ndërkohë që pritet edhe mbërritja e ambulancës.

Advertisement