Aksident në Elbasan, 63 vjeçari humb kontrollin mbi mjetin bujqësor, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gekan të Elbasanit.

Dyshohet se shtetasi E. B., 63 vjeç ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor që drejtonte dhe si pasojë mjeti është përmbysur.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi E. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.