Aksident në Cërrik. Makina përplas për vdekje këmbësorin. Shoferi largohet, por kapet nga policia

Aksident me vdekje në Cërrik. Makina përplas këmbësorin dhe përfundon në kanal.

Ngjarja ndodhi mbreme rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3.

Një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Por policia vendore ka reaguar shpejt, ka kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan, E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.