Një aksident ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, ku është plagosur një person. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre tip “Ford Fokus” me targë AA 744 HG Automjeti tjetër është me targa maqedonase dhe është dëmtuar më shumë.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit mes dy drejtuesve.
