Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, ka viktima

Një viktimë është shënuar pas një aksidenti në autostradën Elbasan-Tiranë në orët e para të së dielës.

Një 60-vjeçar në gjendje të dehur përplasi një automjet që drejtohej nga një 34-vjeçar.

Viktima është një grua 58 vjeç e cila ndodhej pasagjere në automjetin e 34-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.