Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Tiranë-Elbasan gjatë paradites së sotme. Dyshohet se kamioni i tonazhit të rëndë doli nga rruga për shkak të lagështirës duke ngecur tek ndarëset e rrugës. Raportohet se për fat të mirë nuk ka patur të lënduar nga aksidenti edhe pse rruga është mjaft e frekuentuar gjatë këtyre orëve. Mësohet se kamioni lëvizte nga Elbasani në drejtim të Tiranës në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
![](https://i0.wp.com/elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/06/kamioni3.jpg?resize=600%2C330&ssl=1)