Foto Arkiva

Aksident në aksin rrugor Elbasan – Rrogozhinë.  Drejtuesi i mjetit dërgohet në spital

Një aksident ruugor ka ndodhur ditën e sotme ne aksin rrugor Elbasan – Rrogozhinë. Sipas informacionit të policisë rreth orës 13:20 2 mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëri prej drejtueve është plagosur.

Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Gjocaj, Peqin, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. C. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, shtetasi A. C., i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.