Aksident në aksin rrugor Elbasan – Librazhd. Policia jep detajet: Ka të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, ne afërsi të fshatit Labinot. Si pasojë e aksidentit dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje mendohet se shkak është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Njoftimi i policise:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” është përplasur me mjetin tip “Benz”,  me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR3sTUVRyYa1tdwoF2xB2OA5pRzFCcaV6leTFQhq2PIR2fAHe2Uv2PC47qM&v=czba42Qi3Xc&feature=youtu.be