Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ibës, përgjatë aksit Elbasan-Tiranë, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa sipas pamjeve të siguruara dy automjetet e përplasura janë një Audi dhe një Vlokswagen.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.