Aksident në aksin Elbasan-Qafë Thanë, makina përplaset me furgonin e mallrave

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë. Një makinë është përplasur me një furgon të transportit të mallrave.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar. Nga përplasja janë regjistruar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të aksidentit.