Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Përplaset trajler me një makinë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë trajleri dhe një makinë tip Golf, të cilat janë përplasur me njëra tjetrën. Ndërkohë personi i plagosur është nisur me urgjencë në spital, por fatëmirësishtë është jashtë rrezikut për jetën. 

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

 (dosja.al)