Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin mëngjesin e së mërkurës.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se dy automjete janë përplasur në fshatin Vidhas.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë.
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Vidhas, automjeti me drejtues shtetasin Gj. Z., 32 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Kuçovë.
Për pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi Gj. Z., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me shtetasin K. K. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.