Aksident në aksin Elbasan-Peqin, i pret rrugën trajlerit, ndërron jetë 64-vjeçari

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë.    Sipas policisë mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd,  i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B.

 ‘Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd,  i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi H.B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit.’- njofton policia.