Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina kthehet përmbys në mes rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku në kthesën e Murrashit një makinë është kthyer përmbys në mes rrugës.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia ndaj normave të lejuara në kthesa te forta.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurve.

Policia po heton shkaqet e aksidentit ndërkohë nga burimet bëhet e ditur që dy personat të cilët ishin në makinë kanë shpëtuar pa lëndime të rënda.