Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, makina përplaset me shtyllën. Detaje

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Sipas burimeve në vendngjarje, një mjeti ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike anës rrugës.

Si pasojë e kësaj përplasjeje, nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale në automjet.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.