Një 35-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës, pasi automjetit me të cilin ai po udhëtonte si pasagjer, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.
Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte 35-vjeçari. Ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Tiranë arrestuan shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç”, njofton policia.