Aksident i rëndë rrugor në Unazën Jugore të Elbasanit.

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve të para mësohet se një automjet që përdorej për shërbim taksi ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën në atë moment.
Mësohet se këmbësorja është plagosur rëndë dhe është shoqëruar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit nga vetë shoferi i taksisë.