Një aksident i rëndë i ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 2-vjeç.
Policia bën me dije se janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Nje koment
Pingback: 1favorites