Mësohet se një motor është përplasur me automjetin e policisë ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën makinës së policisë duke bërë që kjo e fundit të mos evitojë dot përplasjen. Drejtuesi i motorit ka qenë i papajisur me kokore dhe ka kryer një manover për tu kthyer.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore./abcnews