Aksident i rëndë në Elbasan/ Përmbyset makina, ka të plagosur

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në Elbasan dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion.bMakina me të cilën po udhëtonin humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të lagjes “Shënkoll” pranë urës së Shkumbinit. Dy personat që ishin brenda, shoferi dhe pasagjeri u plagosën rëndë.
Policia po kryen verifikimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./abcnews