Aksident i rëndë në Elbasan, makina rrokulliset 30 metra dhe shkatërrohet, plagosen 4 persona

Një aksident është shënuar në Elbasan. Gazetari Fatmir Popja, raporton për “BalkanWeb”, se një automjet i parkuar në vend të pjerrët, me katër persona brenda ka rrëshqitur duke u përplasur me një mur. Për pasoja kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ngjarja aksidentale ka ndodhur në Shelcan, përgjatë aksit Elbasan-Gjinar.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të ndërhyjë, për të evidentuar ngjarjen aksidentale, por ka qenë e pamundur, pasi automjeti ka lëvizur me shpejtësi, pasi nuk i ishin aktivizuar sistemi i frenave të dorës. Automjeti është rrokullisur rreth 30 m duke përfundur në bahçen e shtëpisë së të zotit të automjetit.

Nga aksidenti, një 70-vjeçar që ndodhej në vendin e pasagjerit, në krah të shoferit, ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa gjithashtu, edhe një prej të plagosurve të tjerë është në gjendje të rëndë, raporton gazetari Popja.