Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën një vajzë e re. Mosha

Një aksident i rëndë me pasojë humbje jete ka ndodhur në Elbasan. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën e qytetit. Dyshohet se një këmbësore, është përplasur nga një automjet tip “Wolkswagen Golf”. Këmbësorja ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës të rrugës kur ndodhi aksidenti fatal.

Dyshohet se nga aksidenti ka humbur jetën një 20-vjeçare. Drejtuesi i mjetit, G.A., i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin, është shoqëruar nga Policia.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes./noa.al