Aksident i rëndë në autostradën Elbasan – Tiranë. 24 vjeçari humb kontrollin e mjetit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Elbasan-Tiranë. Sipas njoftimit të policisë një automjet është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës. Mësohet se automjeti drejtohej nga një 24 vjeçar, i cili për shkak të aksidentit është shoqëruar në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, shtetasi A. H., 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.