FOTO ARKIVA

Aksident i rëndë në aksin rrugor Cërrik – Elbasan. Humb jetën një person.

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Cërrik – Elbasan ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan (DVP Elbasan) raporton se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Cërrik-Papër”, ku automjeti i tij tip “Audi” ka përplasur këmbësorin A. L., 76 vjeç, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Materialet procedurale janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme. Situata po hetohet për detaje të mëtejshme.