Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan. Bëhet e ditur se mjeti tip benz me drejtues 24 vjeçarin Ronaldo Shabani është bllokuar nga një automjet tjetër dhe si pasojë automjeti ka përfunduar në oborrin e një banese.
Gjithashtu në mjet ndodheshin Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani. Fatmirësisht të tre personat nga e njënjta familje ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të identifikuar automjetin që i bllokoi rrugën automjetit që drejtohej nga Ronaldo Shabani.