Aksident i rëndë në aksin “Elbasan-Tiranë”, përmbyset makina dhe shpërthen në flakë

Dy automjete janë përfshirë në aksident rreth orës 14:30, ku automjeti me drejtues shtetasin G.D është përplasur me automjetin e drejtuesit Sh.K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D dhe si pasojë, ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

“Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.