Një aksident ka ndodhur dtën e sotme rreth orës 16:20, në aksin rrugor Peqin-Hasmashaj ku një motor është përplasur me një makinë tip “Ford”. H. Zh, 25 vjeç ka qënë duke drejtuar motorin“Honda” kur është përplasur me O. Zh., 30 vjeç.
Drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta e si pasojë është dërguar në spitalin rajonal të Elbasan ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.12.2021, rreth orës 16:20., në aksin rrugor rural Peqin – Hasmashaj, motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin , O. Zh., 30 vjeç. Për pasojë është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi H. Zh., i cili ndodhet në spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.