Aksident fatal në Elbasan-Peqin, humb jetën 43 vjeçarja. Emri

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mengjesit të sotshëm. Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja Gentiana Isaraj,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I.,rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G.I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve,jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel