Shpesh herë shkak për aksidentet rrugore është mungesa e sinjalistikës. Ky problem është në shumë akse. Rruga Elbasan-Peqin e gjatë 35 km dh ka 8 kryqëzime. Në asnjë prej tyre nuk ka sinjalistikë dhe ndriçim. Një prej rrugëve është tepër e frekuentuar pasi të çon në ish zonën e kombinatin metalurgjik.
Këtu qindra automjete qëndrojnë për disa minuta, pasi sinjalistika vertikale dhe horizontale mungon.
Një tjetër kryqëzim i rrezikshëm është ai i Paprit. Ai kalon nëpërmjet aksit nacional Elbasan-Peqin. Në këtë zonë kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh me pasoja të rënda, 70 vetëm në një vit.
Banorët e zonave janë të detyruar që të ndezin dritat e celularëve për shmangur rrezikun kur ecin në këtë rrugë. “Këtu ecin shpejt, sinjalistikë nuk ka, dritë jo. E përnatshme. Ata qe te mos aksidentohen vijnë sa më afër. Drejtuesit e kanë mendjen te telefoni”.
Më te rrezikuar janë fëmijët që tashmë duhet të shkojnë çdo ditë në shkollë
“Fëmijët duhet t’i çojmë vetë në shkollë, këtu mezi kalojmë ne, jo më fëmijët”.
Çdo javë në këtë rrugë ndodhin aksidente. Pushteti vendor dhe drejtoria e rrugëve vijojnë të mos reagojnë dhe pse sinjalistika dhe ndriçimi është detyrim që ia cakton ligji./Abcnews.al