“Ajo ka lënë një testament”, Arjan Konomi mes lotësh zbulon çfarë po ndodh me djalin e Hueyda El Saied

Ndarja e parakohshme nga jeta e artistes Hueyda El Saied i ka prekur të gjithë. Mirëpo pavarësisht kësaj ikjeje të parakohshme, ajo do të jetojmë gjithmonë jo vetëm në kujtimet e miqve e të njerëzve të dashur për të, por edhe me veprën e fundit që ka lënë pas.  Miku i saj, Arjan Konomi, analisti i njohur, zbuloi mes lotëve në emisionin “Rudina” se vajza e njohur e ekranit, ka lënë pas një tjetër copëz nga vetja.

“Unë nuk kisha mundësi prej punës të qëndroja më tepër në Luksemburg, por do të shkoj së shpejti përsëri. Dua të them diçka që po e them këtu për herë të parë dhe e preka në fillim të emisionit. Hueyda ka shkruar shumë gjatë kësaj kohe. Thierry i ka ato dhe do shkoj t’i shohim bashkë, mbase do të arrijmë t’i publikojmë. Ka mbajtur shumë shënime, ka treguar, ka rrëfyer”.

“Nuk ka treguar gjatë kohës që ishte sëmurë sepse nuk donte dhembshurinë e njerëzve, ama ka lënë një testament që më tepër do të jetë një mesazh për femrat, për gratë, për jetën, për kujdesin që duhet të kemi ndaj shëndetit dhe sidomos ndaj tumorit të gjirit. Folëm pak me Thierry, por nuk ishte momenti”, tha Arjani.

Rudina Magjistari: Gabrieli është me Thierry tani? Arjan Konomi: Gabrieli është me Thierry. E ka dërguar në Disnleyland ku do të kalonin disa ditë për t’i dhënë një sens tjetër për të vazhduar jetën me normalitetin pavarësisht se mungesën nuk ka për ta përmbushur asgjë.

Pak javë pas ndarjes tragjike nga jeta të Hueyda El Saied, ka ardhur një reagim nga partneri i saj, Thierry. Nëpërmjet një postimi në profilin e balerinës, ai ka falenderuar në emër të tij dhe djalit Gabriel, të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllimet për të. Ai shkruan se Hueyda tregoi forcë dhe guxim përballë kësaj beteje të ashpër që i mori jetën.

Thierry thotë se ai dhe i biri i tyre janë krenar për atë që Hueyda ishte ndërsa shprehet se falë saj është një person më i mirë. Mes të tjerash, Thierry shprehet falenderues ndaj balerinës pasi i ka dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin, të cilin e birësoi disa muaj më parë. Në fund, ai i bën dhe një premtim se do ta mbajë djalin e tyre pranë vetes gjithmonë.