Ahmetaj zyrtarisht nën hetim nga SPAK për tre vepra penale, mes tyre edhe për inceneratorin e Elbasanit

Ish-ministri socialist Arben Ahmetaj është duke u hetuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj Ahmetajt, tashmë SPAK po kryen hetime për tre vepra penale, pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-bashkëshorten e Ahmetajt, e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por jo vilë.

Ky zhvillim vjen pas kontrolleve të befasishme që agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan në banesën e bashkëshortes së Ahmetajt në Gjirin e Lalëzit.