Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, Aurela Gaçe feston ditën e sotme datëlindjen. Prej vitesh në skenën shqiptare, Gaçe ka numëruar suksese të shumta dhe mbetet një nga zërat më të veçantë në artin vendas. E njohur për energjinë e saj në skenë artistja i ka habitur të gjithë duke treguar se sot mbush 46 vjeç.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ajo shprehu emocionet dhe përjetimet, teksa e mbylli statusin e saj duke treguar se do të ngelet përjetë një adoleshente.
“Sot ,46 .
Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime .
Tani ,jo më!
E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua….
Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën.
Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshire.
Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe.
Prandaj i thone “çdo gjë vjen me moshë” ,tani vonë e kam kuptuar .
Adoleshente përjete”, shkruan Aurela. /Descript.al/