Një prej të rinjve më brilantë të Partisë Socialiste, Adi Qose, emërohet nënkryetar i Bashkisë Elbasan. Kryetari i Bashkisë i dalë nga zgjedhjet e vitit 2019 Gledian Llatja, i ka besuar 28 vjeçarit, një nga postet më të rëndësishme të qarkut tonë. Adi Qose ka spikatur mjaft në aftësitë e tij menaxhuese dhe në detyrat që ka mbajtur më herët.
Po kush e ka zëvendësuar atë në postin që mbante?
Spiro Maliqi është bërë Shef i Kabinetit të Kryebashkiakut Gledian Llatja.
“I nderuar dhe i privilegjuar të emërohem Shef i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë të Elbasanit. Falenderoj Kryetarin e Bashkisë z.Gledian Llatja për besimin e dhënë dhe i bindur që me bashkëpunimin e të gjithëve do të arrijmë të jemi në lartësinë e duhur për kryerjen e çdo detyre.
Faleminderit për çdo urim dhe fjalë të mirë,
Spiro.”- shkruan z. Maliqi ne facebook.