Adi Qose do të mbajë postin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Elbasan. Ai zëvendëson në këtë post Artur Gunin, një tjetër profesionist që ka lënë gjurmë kudo ku ka drejtuar.
30-vjeçari Adi Qose ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Elbasanit duke qenë në krah të kryetarit Gledian Llatja. Adi Qose ka spikatur mjaft në aftësitë e tij menaxhuese dhe në detyrat që ka mbajtur më herët.
Qose cilësohet si njeriu që do të bëjë realitet ëndrrën e pistës së garave automobilistike në Elbasan, një projekt ky i miratuar dhe nga drejtuesi i Formula 1. Infowebtv.